DURRËS- Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu që kanë sjellë përmbytje të rrugëve të qytetit. Rritja e nivelit të ujit ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Pamjet e xhiruara nga Report Tv, mesditën e sotme tregojne qytetarët e bllokuar në rrugë e stacione.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se situata më problamtike paraqitet në Shkozet, ndërsa Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.
Situatë është problematike dhe tek rruga 'Bisht Kamza' në zonën e Durrësit të ri, ku ka një numër të konsiderueshëm banesash me prezencë uji.
'Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji', njoftoi ministria.
Uji depërtoi në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit shkojë në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.
Po ashtu, ka prani të ujit në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth. Porti i Durrësit bën të ditur se aktiviteti portual ka pësuar ndëprerje të herë pas hershme si rrjedhojë e kushteve të vështira të motit, ndërkohë që lundrimi i trageteve ka vijuar normalisht. Flota e peshkimit aktualisht ndodhet e akostuar deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Ndërsa kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako përmes një statusi në rrjetet sociale bën të ditur po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se në orët e pasdites dhe mbrëmje, intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Përpos Durrësit, rrezikohen nga përmbytjet Shkodra, Lezha dhe Gjirokastra.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar situatë të vështirë në rrugën “Bisht Kamza" në zonën e Durrësit të Ri, ku situata paraqitet e vështirë dhe reshjet kanë përmbytur një numër të konsiderueshëm banesash, informon kryetarja e bashkisë së Durrësit. Së bashku me ekipin e emergjencave civile kanë shkuar mbrëmjen e sotme për të parë nga afër sitiuatën.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Situata është paraqitur më problematike në Durrës. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar së fundmi për gjendjen në terren, ndërsa sqaron se po punohet për të rikthyer normalitetin në zonat me problematika.
Ministria thekson se janë situata më problematike është në Shkozetë, ku janë 40 shtëpi të përmbytura, ndërsa nga emergjencat janë shpëtuar 4 fëmijë të bllokuar në një furgon shkolle.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në terren për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit. Jemi të fokusuar kryesisht në Bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën.
Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.
Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji. Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake.
Pjesa kritike tashmë është tejkaluar. Prefekti i Durrësit në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit. Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenjë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.
Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik. Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Hyrja e automjeteve ne zonën e kënetës në Durrës, është bllokuar nga policia për shkak të nivelit të lartë të uji në rrugë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se po punohet për zhbllokimin e rrugës në këtë aks.
Qyteti i Durrësit është përmbytur ditën e sotme nga reshjet e dendura të shiut.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se uji ka hyrë edhe në disa shtëpi. Ndërkohë, uji ka vërshura edhe në rrugët e qytetuit duke e bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve dhe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e dendura të shiut vijojnë në Durrës, ndërsa kanë përmbytur rrugët e qytetit dhe banesa.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se disa banesa private në zoën e kënetës janë përmbytur nga uji.
Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.
Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.
Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.
Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.
Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.
Autoriteti Portual në Durrës ka bërë me dije se për shkak të motit të keq, peshkimi është bllokuar. Ndërsa anijet me mallra rinfuzo (të hapura, si grurë, çimento etj) kanë mbyllur hambarët. Sakaq, puna po vijon normalisht për tragetet e udhëtarëve.
'Aktiviteti portual ka pësuar ndëprerje të herë pas hershme si rrjedhojë e kushteve të vështira të motit, ndërkohë që lundrimi i trageteve ka vijuar normalisht. Flota e peshkimit aktualisht ndodhet e akostuar deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Nga ana jonë janë marë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodhen në port dhe po koordinohemi me institucionet detare për ecurinë e operacioneve portuale apo efikasitetin e shërbimeve portuale.', njofton Autoritetit Portual në Durrës.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë qytetin e Durrësit, ndërsa uji është futur edhe në banesa.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se rrugët janë mbuluar nga uji dhe janë bërë të vështira për tu kaluar nga qytetarët, si edhe nga mjetet.
Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa bënë me dije se më problematike situata paraqitet në Shkozet, ku disa banesa private pranë kolaudimit janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të mbrojtjes Civile, në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë: Gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika.
Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.
Sipas informacioneve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve.
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Aktualisht hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme.
Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohëshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.
Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit priten reshje dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike këtë fund-janari dhe reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit 2024 në Vlorë.
Mjaftuan sot (29 janar) vetëm 10 minuta reshje intesive, që qyteti të shndërrohej gati si Venecia.
Gjatë paradites moti u përkeqësua me shi të rrëmbyeshëm, duke sjellë dhe probleme në rrugët e qytetit.
Prezencë uji në disa prej akseve, si në zonën e Skelës, rruga pranë Bibliotekës Publike dhe pranë zonës së njohur ndryshe si “Albano e Romina”, që janë të përhershme nën pushtetin e ujit sa herë ka reshje të dendura.
Uji ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e automjeteve, por edhe të qytetarëve. Ka pasur probleme për shkak të bllokimit të kanalizimeve, duke sjellë edhe përmbytjen e akseve kryesore në qytet.
Vlora vijon të përballet me një problematikë të tille sa herë që ka reshje në qytet.
QEPARO fshat ne Himare,pa drita qe dje ne dark
PërgjigjuDuhen kallzuar pergjegjesit populli meriton me shume
PërgjigjuPo per permbytjet do dali njeri perpara drejtecise apo per termetin po per shiun legena
PërgjigjuNë kohen e Rregjimi nuk kanë qënë budadhej që nuk kanë bo pallate se ishte kënetë! Të dhimsen por mirë e kanë se nuk bohen villat rrumpallë gjithandej .
PërgjigjuFix e ke thon Nero... ky vend rrumpalle u ndertua po jeton e do vazhdoj per ja 20 vjet te tjera.hecet me plan por keto pa din e pa iman. E flasin per standarte me drone me forcat e armatosura. Keto si japin dum nje permbytje 3 ore shi... komb fasade...
Hidrovori punon
PërgjigjuKa te pakten 30 vjet Durresi me problemet e permbytjeve po ne tnjejtat pika. Permbyten me 10min shi rruget tek stadiumi, kryqezimi tek 21-15, rruga tek kisha ortodokse dhe rruga e vollges. Ska asnje investim apo plan zgjidhes nga bashkia, kjo e sotmja por dhe ato te djeshmet. Kemi nje kryetare bashkie, pseudoarkitekte qe nji zot e di a kalon ne rruge apo ne ajer kur pershkon kto rruge. Eshte turp qe ne 2025 skemi akoma investime nentokesore dhe cka eshte me e rendesishmja, ato mbitokesore sic jane parkingjet. Se shyqyr zotit te ngushtojne rruge dhe te eliminojne parkingje anes rruges dijne ta bejne, por qe te nderhyjne ne infrastrukture as qe e kane ndermend. Komentet jane per inertesi sepse askush ne administrate ska bere dhe as ka per tbere ndonje percapje per te zgjidhur situaten
PërgjigjuHalli turistave. Se. Durrsaket jane bo kallo
Përgjigju