Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur rreth 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars. Këto shifra tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra. Niveli maksimal i liqenit është 296 metra.
Për të arritur këtë shifër basenit më të madh i duhen edhe 26 metra. Ndërkohë janë rikthyer edhe reshjet e borës në fshatrat e Kukësit në lartësinë mbi 700 metra.
Deri tani nuk raportohet për probleme. Në qytet dhe zonat e ulëta ka reshje të dendura shiu temperaturat janë ulur ndjeshëm të cilat shoqërohen me erë të fortë.
u rritem e po plakemi duke ruajtur Fierzë me zemër në dorë, kur i ngrihet e kur i ulet!
Përgjigju