Situata pranë urës së Mifolit është shqetësuese teksa prurjet janë në rritje. Të rrezikuara janë 8 familje që i kanë banesat pranë lumit. Sipas kryebashkiakut Dritan Leli banorët janë njoftuar për evakuimin e tyre dhe gjësë së gjallë, pavarësisht argjinaturës së ndërtuar. Sipas Lelit faji qëndron tek ndërtimi i shtëpive në këtë zonë lumore, ndaj tani nuk mbetet gjë tjetër veçse banorët duhet të tregohen të përgjegjshëm e të largohen. Ndërkohë një banor thotë se shkak i përmbytjeve është ura e ndërtuar në autostradë. Niveli i Vjosës mësohet se është 7 metra mbi nivelin e detit.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)
//ReportTv.al