Sociale

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, rrezik për drejtuesit e mjeteve

16 Maj, 15:21| Përditesimi: 16 Maj, 15:46

  • Share

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në vend, ku më problematike paraqitet Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat - Shupenzë.

Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.

Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?