Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në vend, ku më problematike paraqitet Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat - Shupenzë.
Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit.
Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.
Komento
Komente
