Reshjet e shiut vazhdojnë të godasin Emiratet! ‘Paralizohet’ Dubai, dje u anuluan 300 fluturime

18 Prill, 11:45| Përditesimi: 18 Prill, 12:03

  • Share

Vendet e Gjirit vazhdojnë të goditen nga stuhi me reshje të dendura shiu dhe Dubai thuajse është paralizuar. Që nga e diela kur moti u përkeqësua, numri i viktimave ka shkuar 19. Autoritetet vendase thonë se priten stuhi të tjera.

Shirat e dendur vazhdojnë të godasin shtetet e Gjirit, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse dhe duke ndërprerë fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, shkruan BBC.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait paralajmëroi për kushte shumë të vështira dhe këshilloi disa pasagjerë që të mos paraqiteshin për shkak të zonave të përmbytura me ujë. Më në veri, një burrë vdiq kur makina e tij u mbyt nga shirat e furishëm.

Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 19 që nga e diela.

”Të mërkurën, rreth 300 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait u anuluan dhe qindra të tjerë u vonuan”, sipas të dhënave të Flight Aware.

Aeroporti, i cili vitin e kaluar shërbeu më shumë se 80 milionë pasagjerë, i dyti vetëm pas Atlantës në Shtetet e Bashkuara, paralajmëroi se rimëkëmbja do të marrë “disa kohë”.

”Emirates”, një linjë ajrore kryesore ndërkombëtare me bazë në Dubai, ka pezulluar check-in për pasagjerët që nisen nga qyteti deri të enjten. Autoritetet kanë paralajmëruar se priten stuhi të tjera, shira të dendur dhe erëra të forta, me shumë zona të ulëta ende nën ujë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?