Pamje nga pasojat e reshjeve në komunën e Malishevës

Reshjet masive/ Përmbytje edhe në Kosovë, nën ujë disa komuna e fshatra

8 Janar 2021, 17:05| Përditesimi: 8 Janar 2021, 17:20

  • Share

KOSOVË- Ditën e sotme edhe në Kosovë, moti i keq ka përmbytur shumë komuna dhe fshatra.

Situata paraqitet tepër kritike për shkak të reshjeve prona, shtëpi, dhe makina janë mbuluar tashmë nga uji i shiut i cili nuk ndal asnjë momënt gjatë ditës së sotme duke sjellë kështu problematika të shumta.

Vendet më problematike gjatë ditës së sotme ka qenë fshati Poklel dhe komuna e Komoranit në Drenas, aty ku edhe janë përmbytur disa shtëpi, Mirusha e Malishevës ku është vështirësuar dhe kalimi i njerëzve.

Në komunën e Malishevës është mbajtur edhe një mbledhje urgjente ku është diskutuar për reshjet atmosferike.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur një takim urgjent me Këshillin e Drejtorëve, ku është raportuar për gjendjen nga reshjet atmosferike në Komunën e Malishevës.

Nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, angazhim të shtuar dhe shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve që ka komuna, për menaxhimin sa më të mirë të situatës, kjo është bërë me dije përmes një komunikimi nga komuna për mediat.

Si pasojë e reshjeve të pandalshme, janë bllokuar edhe Autostrada “Ibrahim Rugova”.

Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale.

Komuna e Drenasit si pasojë e reshjeve: 

Komorani në komunën e Drenasit:

Autostrada “Ibrahim Rugova” e bllokuar: 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?