Reshjet në Dibër/ Çahet asfalti në segmentin që lidh Klosin me rrugën e Arbrit, makinat ngecin në gropë (VIDEO)

4 Nëntor 2023, 09:52| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 14:46

  • Share

DIBER -  Reshjet e shumta të shiut te rëna prej ditës së djeshme dhe gjatë natës, (3 - 4 nëntor 2023) kanë shkaktuar probleme në segmentin që lidh Klosin me rrugën Arbrit. 

Shkak është bërë dëmtimi i një pjese të rrugës, ku siç shihet edhe në pamje është çarë asfalti dhe mjetet e kanë të vështirë kalimin. Konkretisht çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Disa shoferë janë detyruar të vendosin gurë poshtë gomave për të mundësuar kalimin e kësaj pjesë të çarë pasi gropa ka disa centimetra thellësi dhe makinat nuk mund ta kalojnë.

Gjithashtu probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 04/11/2023 14:56

    Jo për të mbrojtur dikë, por këto pamje po i shohim në vënde shum më të fuqishme se sa ne.Zoti i ruajt Shqiptarët.

    Përgjigju
  • beshir: 04/11/2023 14:33

    Cilesi skandaloze e firmes ndertuese,prokuroria duhet te hapi ceshtje penale se vetem keshtu mund te disiplinohen keta hajdute.

    Përgjigju
  • Dardan: 04/11/2023 13:17

    Ai qe ka ba rrugen ka vila ne Rivieren Franceze dhe 10 vetura ne dispozicion. Rruga e Arberit duhet te hetohet nga SPAK-u urgjentisht.

    Përgjigju
  • Hajnat e rrugve: 04/11/2023 11:22

    Rruget ma te dobta bahen ne Shqipnin tone trime dhe heroike.

    Përgjigju
  • Populli: 04/11/2023 10:06

    Ah sikur te ishte makina e atij qe ka ba rrugen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?