Pasditja e kësaj të diele ka sjellë një trafik kilometrik në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.
Përveç reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin, mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.
Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.
Komento
Komente
