Foto ilustruese

Reshjet rrisin me 1 metër nivelin e Fierzës, në Koman dhe Vaun e Dejës ulet për shkak të prodhimit! KESH merr masat për krijimin e rezervës hidrike

17 Shtator 2022, 13:49| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 13:58

  • Share

Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje që të rritet niveli i niveli i ujit në Kaskadën e Fierzës. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dhënë shifrat e vendit. KESH njofton se sipas parashikimeve të motit pritet që gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, ndaj është vendosur është vendosur që të ndalohet prodhimi prej gati një muaji, për të bërë të mundur rritjen e rezervës energjetike.

“Përqendrimi më i lartë i reshjeve pritet të jetë në zonat: Theth, Valbonë, Fierzë, Koman & Pukë. Rritja e prurjeve ka filluar orët e para të mëngjesit si rezultat i reshjeve të rëna me intesitet shumë të lartë, konkretisht: Për 8-orë janë regjistruar: Fierzë 296 mm; Zogaj 213 mm; Dragobi 43 mm; Theth 62 mm. Prurjet pritet të qëndrojnë në vlera relativisht të larta deri në orët e para të mëngjesit të datës 18 Shtator, më pas do të ketë ulje graduale me ndërprerjen e reshjeve te shiut”, thuhet në njoftimin e KESH, i cili bën me dije se bazuar në parashikimet gjatë ditës së sotme mendohet të bjerë mesatarisht edhe rreth 50-70 mm reshje shiu, deri në orët e mbrëmjes.

Për këtë arsye KESH ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, duke ulur nivelin e HEC Koman në 165.97 m dhe Vau i Dejës në 72.65 m përpara nisjes së reshjeve me qëllim përpunimin e prurjeve anësore në Koman dhe Vau Dejës si dhe krijimit të një rezerve hidrike në Fierzë;

Gjithashtu përveç rritjes së prurjeve kërkesa e FTL do të pësojë rënie si pasojë e uljes së temperaturave, duke reduktuar dhe prodhimin nga kaskada Drinit.

Krahasuar me 2 ditë më parë niveli në Fierzë është rritur me rreth 1 metër ndërsa Koman dhe Vaun e Dejës ka rënë për shkak të prodhimit të lartë. 

TË DHËNAT DATA 17 SHTATOR h-10:00 (burimi KESH)

* Niveli në Fierzë: 268.61 m

* Niveli në Koman: 167.76 m

* Niveli në Vau Dejës: 72.62 m

* PRURJET: Fierzë / Koman / Vau Dejës:

1000 / 700 / 40 m3/s

* Rezerva Energjetike: 461 GËh

➡️FTL - Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 12,900 MËh në ditë;

➡️OST - Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 440 MËh në ditë;

➡️PRODHIMI nga kaskada është rreth 5,000 MWh;

➡️IMPORTI për FTL është rreth 8,380 MËh në ditë;

➡️KEK- depozitim në KEK është rreth 830 MËh në ditë;

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?