Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej një dite më parë kanë sjellë sërish problematika në disa zona të vendit, kryesisht në Lezhë, Shkodër dhe në Fushë-Krujë.
Qarku Lezhë: Në fshatrat e Lezhës raportohet se uji është prezent në më shumë se 250 hektarë tokë bujqësore, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Blinisht dhe Dajç. Ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Perlat të Mirditës. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik. Lumi Erzen del nga shtrati në Laç, prezencë uji në 15 banesa.
Qarku Shkodër: Në Shkodër, në fshatin Ana e Malit mbi 400 hektarë tokë janë sërish nën ujë. Për pasojë fshati ka ka mbetur pa energji elektrike. Mungesën e dritave po e vuajnë edhe fshatrat Beltojë, Mali dhe Hebe në njësinë Berdicë.
Qarku Durrës: Me qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura, dhe disa familje të bllokuara ka shkaktuar edhe dalja nga shtrati e lumit Ishëm, në Fushë-Krujë.
Qarku Kukës: Si pasojë e motit të keq, ka rrëshqitje dherash dhe gurësh rrugën e Kombit, ndërsa më problematike është zona e Repsit.
Qarku Dibër: E njëjta problematikë paraqitet edhe në rrugën e Arbrit, në Qafë Murrizë. Për të liruar qarkullimin, makineritë e rënda punuan gjatë gjithë kohës.
Qarku Gjirokastër: Moti i keq është bërë shkak i bllokimit të rrugës që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh. Konkretisht janë izoluar fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka prezencë uji në 2 banesa.
Reshjet kanë shkaktuar edhe çarjen e digës së përroit të fshatit Hundëkuq në Gjirokastër. Për pasojë, rrezikohet përmbytja e rrugës që. Ndërkaq, probleme paraqet dhe rruga rurale mes dy fshatarëve në Labovë ku ka rrëshqitje dherash. Problematikë ka sjellë edhe Përroi i Çullës, i cili për shkak të vërshimit ka shkaktuar gërryerje të rrugës.
Qarku Elbasan: Me reshjet intensive te shiut, përroi i Zaranikes në Elbasan është fryrë, e si pasojë në një pjesë argjinatura ka dalë jashtë funksionit.
Qarku Vlorë: Erërat e forta kanë rrëzuar gjatë natës, disa pemë në Sarandë, të cilat pasuan bllokimin e rrugës Dermish-Cerkovicë. Vetëm pas disa orësh u bë e mundur lirimi i këtij segmenti.
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati te Pazari i Mifolit. Për pasojë uji ka vajtur në oborret e dy banesave. Raportohet se niveli i Lumit Vjosa te Ura e Mifolit ka arritur në 6.8 metër.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit.
Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.
Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.
Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Dibrës.
Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.
Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t'u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.
Prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjëve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.
Pasditen e së dielës kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë.
Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në segmentin e rrugës Arbrit në afërsi të pishave në Bulqizë, ku përrenjtë nga mali sjellin ujin dhe zbarkon në trupin e rrugës pasi tumbinot kulluese nuk e përballojnë prurjet dhe bllokohen.
Si pasojë e motit të keq në një pjesë të vendit, disa linja të OSSH pësuan defekt, kryesisht në zonat rurale ku rrjeti është ajror dhe përshkon distancë të gjatë. Në raport me mbrëmjen e djeshme, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekura.
Raportohet se se rajonet me probleme të theksuara si Lushnja dhe Vlora, aktualisht paraqiten në gjendje stabël. Është punuar gjatë për riparimin e dy linjave 35kV nga ana e OSSH në zonat Fier dhe Sarandë.
OSHEE njofton se saj përket furnizimit me energji elektrike të Hidrovoreve, të gjithë fiderat, Nst si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë.
Situata në qarkun e Fierit paraqitet e qetë dhe pa probleme shqetësuese. Taulant Balla deklaron se deri më tani, në qarkun e Fierit situata nuk paraqitet kritike dhe po monitorohet prurja e lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se deri tani, niveli i Vjosës në urën e Mifolit është rritur, po nuk ka asnjë sipërfaqe nën ujë, ndërkohë që ka një tendencë në rënie ne urën e Memaliajt dhe pritet të ndodh e njëjta gjë edhe në urën e Mifolit. Situata në Shkumbin sipas raportimit të tij është e qëndrueshme dhe dy pikat kryesore, Sulzotaj dhe Çermë-Pasha janë nën nivelin kritik dhe brenda shtratit. Niveli i prurjeve në Seman është i lartë, por është nën kontrrol dhe nuk paraqitet rrezik.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas situatës së motit të keq në të gjithë vendin duke dhënë informacione për zonat kritike dhe për rritjen e nivelit të lumit në disa zona. Njësia administrative Ana e Malit është përmbytur në një sipërfaqe prej 400 ha dhe ka mbetur pa energji elektrike. Më konkretisht, fshatit Beltojë, Mali Hebe, Bërdicë dhe Shkrel në Malësinë e Madhe u është ndërprerë energji elektrike nga dëmet që ka shkaktuar përmbytja.
Gjithashtu edhe zona në Balldren dhe Zejmen në Lezhë janë përmbytur. Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, ka dalë nga shtrati, gjithashtu edhe lumi Ishëm në Krujë.
Ka gjithashtu përmbytje në Zejmen në Lezhë, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në Balldren, ish - këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë. Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, por është në kuotë kritike, gjithashtu edhe rezervuari i Qafmollës në Rrëshen ka arritur pikën kritike, por nuk janë raportuar probleme deri tani. Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa.
Situata është kritike dhe rrezikon përmbytjen e banesave edhe në në lagjen "Granicë" të qytetit të Gjirokastrës pasi përroi i "Çullos" ka shtuar prurjet, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat. Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.
Edhe rrëshqitjet e dherave vazhdojnë në disa zona duke bërë që të rrezikohen drejtuesit e automjeteve. Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve. Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve. Në aksin rrugor nacional Burrel - Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të dëmtohet Përroi i Zaranikës. Nga pamjet duket qartë se niveli i ujit është ngritur.
Për këtë ka reaguar edhe kandidati për kryetar bashkie i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, i cili thotë se bashkia po neglizhon situatën.
‘Është një gjendje që përsëritet sa herë që ka shira. Zakonisht në pranverë dhe në dimër, ballafaqohemi me një tjetër grabitje të taksave të qytetarëve të Elbasanit. Bashkia sot ka dalë për shëtitje pasi nuk shihet asnjë lloj mjeti për tua ardhur në ndihmë banorëve. Ne do vazhdojmë me denoncimet tona, bashkia është inekzistente dhe lutet që mos të bjerë shi. Duhet të ishte ngritur shtabi i emergjencës.’- tha Boçi.
Është rritur nivel i lumit Vjosa për shkak të shtimit te rreshjeve të shiut dhe motit të keq. Në Mifol tregohet qartazi situata e rënduar nga rreshjet e shiut dhe nëse niveli i lumit rritet akoma më shumë, rrezikohen të përmyten banesat dhe tokat bujqësore pasi janë shume afër shtratit të këtij lumi. Deri tani, nuk janë rrezikuar as banesat dhe nuk raportohet as evakuuim i banorëve.
Moti i keq ka prekur edhe zonën e Shkodrës ku nën ujë janë 400 hektarë tokë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, anës malit.
Jorida Muho, nënkryetare e bashkisë së Gjirokastrës në një lidhje direkte për Report Tv tha se stafi i bashkisë është në terren dhe po punon në zonat ku ka problematika nga moti i keq. Sipas Muhos, problematike mbetet situata në fshatin Golëm.
‘Nuk kemi patur asnjë problem në banesa. Situata është duke u përballuar. Stafi i bashkisë janë të gjithë në terren. Problematike është zona e fshatrave, pjesa e segmentit Golem dhe po punohet për pastrimin e rrugëve. Zona e fshatit Golëm është një zonë e largët, pasi është zonë malore. Po punojmë intensivisht. Në Golëm, ky segment rrugor është pjesërisht i bllokuar.’- tha Muho.
Qarkullimi në rrugët në qarkun e Kukësit është i kalueshëm për mjetet, edhe se që nga dita e shtunë, ky qark është përfshirë nga rreshje masive shiu dhe me erë të fortë.
Edhe rruga e Kombit është e qarkullueshme, por drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështirës në rrugë. Sipas KMC, në disa rrugë ka rënie inertesh dhe gurësh, ndërsa subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.
”Nga bashkitë e Qarkut Kukës nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Rezervuaret janë në monitorim të vazdueshëm, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës” thuhet në njoftimin e KMC.
Ndërkohë mësohet se në zonat e larta malore mbi 1000 metra të Tropjës, ka reshje të lehta bore. Reshjet e shiut kanë rritur edhe prurjet e lumejnve duke ndikuar në rritjen edhe të nivelit të ujëmbledhësit më të madh hidrik në vend, atë të Fierzës. Vetëm të shtunën në Kukës kanë rënë 32 mm shi. Sipas të dhënave nga KESH, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 282.19 m nga niveli maksimal që është 296 m. Nëse e krahasojmë me nivelin e fund të nëntorit ku nivel ishte 271.42 m, aktulisht Fierza është rritur me mbi 11 metra, ndërsa prurjet janë shumëfishuar duke arritur në 900 m3/sek. Në fund të nëntorit prurjet ishin mbi 500 metra. Aktualisht Fierza ka dy turbina në punë nga katër që ka gjithsej.
Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit. Si pasojë e motit të keq ka rrëshqitje dherash nga nga tuneli deri në Qafë Murriz. Një masiv gurësh është shembur, por kjo nuk e ka bllokuar kalimin. Raportohet se rruga nuk është e bllokuar pasi një fadromë ka punuar gjatë gjithë kohës për largimin e inerteve. Ajo rrugë ka qenë problematike edhe vitin e kaluar në këtë periudhë.
Për shkak të reshjeve të shiut, në Tepelenë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh.
Burimet nga vendngjarja konfirmojnë për Report Tv se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Si rrjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe.
Moti i keq ka prekur dhe qarkun e Vlorës ku stuhitë gjatë natës kanë pezulluar lundrimin detar. Reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.
Ka pasur edhe prezencë inertesh në Brataj dhe rrëshqitje gurësh dhe dheras por pa problematika.
Foto ilustruese
Moti i keq ka shkaktuar çarjen e digës së përroit të fshatit Hundëkuq në Gjirokastër. Për pasojë, rrezikohet përmbytja e rrugës që të çon në këtë fshat e cila deri tani është e kalueshme.
Ndërkaq, probleme paraqet dhe rruga rurale mes dy fshatarëve në Labovë ku ka rrëshqitje dherash.
Në disa zona mungon energjia elektrike.
Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.
Për pasojë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, duke izoluar disa familje në fshatin Murqinë të cila do të izolohen sa herë që ka shi pasi përmbytet rruga që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër te vendit.
Reshjet vijojnë dhe pse intensiteti i tyre ka renë. Është hera e dytë brenda një harku kohore prej 20 ditësh që me qindra ha tokë përmbyten si pasojë e mos pastrimit të kanaleve të cilët nuk kullojnë.
Këto zona të cilat përmbyten si pasojë e neglizhencës totale të institucioneve, përmbyten edhe 6 apo 7 herë në vit dhe në disa raste banorët janë evakuuar me helikopter nga forcat RENEA.
Edhe pse asnjë metër kanal nuk është pastruar prej dekadash, asnjë masë nuk merret ndaj personave përgjegjës. Madje nuk ka patur kurrë asnjë hetim nga ana e prokurorisë për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate, raporton gazetari i Report Tv, Julian Shota.
Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Në rrugën e Kombit pranë zonës së Repsit, ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Rrëshqitja e dherave përbën rrezik për shoferët të cilët këshillohen të bëjnë kujdes.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë në disa zona të Sarandës, të cilat pasuan bllokimin e rrugës Dermish-Cerkovicë. Për disa kohë, rruga u bë e pakalueshme.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Finiqit, u bë e mundur hapja e rrugës dhe normalizimi i situatës. Në videon e siguruar nga Report Tv tregohet momenti kur policët ndërhynë për të normalizuar situatën.
lARGOHUNI O DERRA NGA ndertimi i shtepive anes lumejve ,,vjosa,,shkumbin,,drin,,,buna,,mat etj,,,sepse do merrni veten ne qafe,,,hipni dhe ndertoni shtepite ne kodra ,,,dhe mbajeni token per te mbjelle,,,shkoni ne greqi dhe shikojini ku i kane bere shtepite,,o popull hajvan.....
Përgjigju