Në prag të skadimit të afatit për tatimin mbi të ardhurat 0% për hotelet/resortet me 4-5 yje, qeveria synon t’ju japë edhe një tjetër mundësi. Deputeti i PS-së Blendi Klosi përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, propozon që këto biznese të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat deri në fund të vitit 2026, dhe jo deri më 31 dhjetor 2024.
“Entitetet që operojnë në struktura akomoduese "Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special" sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht "brand name", përjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat korporatave për një periudhe 10- vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special", thuhet në projektligjin e propozuar.
Sipas deputetit socialist kjo shtyrje e afatit do të ndihmojë në zhvillimin më tej të sektorit të turizmit. Në relacion thuhet se mungesa e tatimit për këtë kategori do të nxisë investimet në turizëm, hap vende të reja pune, shton potencialin për të pritur më shumë vizitorë si dhe ndikon në rritjen e konsumit.
Përjashtimi i këtyre bizneseve nga tatimi mbi fitimin u miratua në nëntor të vitit 2017, dhe i shtrinte efektet deri në dhjetor 2024.
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë
Resorti ne foto eshte i Tanush Mehillaj, ndertuesi qe kishte mbushur fasadat me bitum te pallati qe u dogj ne Tirane.
PërgjigjuJeni bo si zyra shtypit të Kim Jong Un. Ça i bllokoni komentet që jan kundra kti hales Ed Rama.A ju ka punsu si patronazhist me përzgjedh komentet?? Popullin e vdiq e të huajt pa taksa. 2 hallexhi te sheshi që shisnin qumësht Willson policia i kapi prej leckash
Përgjigju"Bravo" qeveria "Bravo" q* tëmën popllit por ama të huajve jo.Leji pa taksa pa asgjë,mundësisht dhe puntorët mos ti paguajn e veç ata të jen mirë.Për ne popllin venali hallexhi shpirtin na mer.Na myt me taksa e mrena munsive ene pleqeve që shesin naj bidon qumshi munohu me i fut në burg,ndrro ene kodin penal për kte.Boje se numrat i ke.Mua që kam 2 dyqane ngrej taksat sa të mundesh dhe pse jam i vetëpunsum.Munsisht nëse të jepet rasti 1 dyqan mund ta sekuestrrosh si në kohë të idhullit të babës tat.Bravo o rob q*m kryeministër mos e kapsh datën 1 janar ti e asnji që ke dhe ke pas në parlament dhe në qeveri.
PërgjigjuKur do i vije rradha te shkoje ne Spak ketij bixhozxhiu te pafytyre? Kujton ky miku i Reçve te shijakut se nuk dihet qe parate e korupsionit te tij nuk i qarkullon Shakohoxha? Boll more ndyresire Klosi favorizuat oligarket. Kush te paguaje taksa o burri i Nores, te vetepunesuarit ne kushte mbijetese?
Përgjigju