Foto ilustruese

Resortet e dëborës në Austri qëndrojnë të hapura pavarësisht shtetrrethimit të tretë

28 Dhjetor 2020, 14:56| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 15:15

  • Share

Austria është në heshtje të plotë, duke i ngjarë qyteteve fantazmë,  në përjashtim të pistave të skive dhe akullit. Është shtetrrethimi i tretë i vendit dhe dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​janë urdhëruar të mbyllen. Megjithatë vendi ka rihapur vendpushimet e tij të skive, pavarësisht bllokimit kombëtar, pasi sportet rekreative të tilla si ato në dëborë dhe ski janë përjashtuar nga kufizimet e vendosura.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Giuseppe Conte dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord të mbajnë vendpushimet e tyre të mbyllura. Gjermania dhe Italia fqinje kishin kërkuar që vendpushimet e skive të mbyllen në të gjithë Evropën gjatë pushimeve, por shumë si Austria dhe Zvicra deri më tani kanë refuzuar.

Me rregullat e rrepta të udhëtimit në vend, të paktën vendasit janë në gjendje të shijojnë pak argëtim në shpatet si ajo në malin Goldeck në jug të Austrisë.

Në fundjavë, shumë vendpushime austriake të skive arritën kufijtë e kapaciteteve dhe rrugët e hyrjes duhej të mbylleshin nga policia lokale. Vizitorët duhej të siguronin ushqimin e tyre, pasi restorantet ishin të mbyllura.

Sipas autoriteteve austriake, është psikologjikisht e rëndësishme që njerëzit të jenë në gjendje të marrin ajër të pastër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?