Kultura

Restaurimi i Muzeut Historik, Gonxhja: Do e rikthejmë në një institucion dinjitoz për historinë tonë kombëtare

4 Gusht, 12:37| Përditesimi: 4 Gusht, 12:46

  • Share

Blendi Gonxhja, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar disa pamjet nga punimet për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar.

Në videon e publikuar Gonxhja tregon si ishte Muzeu dhe se si do të bëhet, teksa nënvizon se Muzeu Historik Kombëtar por rikthehet në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare.

Njoftimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Muzeu Historik Kombëtar, ku pas një kohe të gjatë  sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës, ka nisur restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi më i rëndësishëm i këtij institucioni simbol, me një ndërhyrje madhore në kuadër të programit #EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për Fazën e II-të, për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulesën ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Po rikthejmë Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?