Prezantimi i draftprojektit te restaurimit ne Muzeun Historik

Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave! Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve

1 Dhjetor 2022, 00:01| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 07:27

  • Share

Në kuadër të restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, programi "Eu for Culture" , i zbatuar nga UNOPS, përmban edhe rivitalizimin e Muzeut Historik Kombëtar.  Në projekt dizajnin që merr deri një vit kohë, Bashkimi Evropian do të financojë një rikonceptim të hapësirave të Muzeut dhe forcim të strukturave ekzistuese, pa zgjerim hapësirash të brendshme në ndërtesë, por më shumë hapësirë ekspozuese për sektorë të tjerë.

Koncepti që propozohet përfshin idenë e të rrëfyerit historinë përmes objekteve, edhe sa i përket Etnografisë, Arkeologjisë apo Letërsisë vendase.  Në riorganizimin e hapësirave po planifikohet edhe laboratori i restaurimit, bërja funksionale dhe e vizitueshme e katit nëntokësor (pjesë dhe Arkiva), por edhe rimodelimi i hapësirave të jashtme, për zona pushimi dhe ekspozita  në atriumin e Muzeut. Puna e restaurimit siç ka shpjeguar Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mund të shkojë deri në dy vjet.

Në prezantimin e draftprojektit në Muzeun Historik, morën pjesë krahas Margaritit, arkitekti Jesus Hernandez, drejtuesja e UNOPS Albania Pamela Lama, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koci, ekspertë të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues të Akademisë . Siç bëhet e ditur, ky ishte prezantimi i parë i një sërë konsultimesh që do të përfshijë të gjitha grupet e interesit.

Marrëveshjen “EU4CULTURE”  ka dedikuar 40 milionë euro në rigjallërimin e qendrave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Programi  përfshinëe objekte  si Muzeu Arkeologjik dhe Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, qendra të rëndësishme si Amfiteatri i Durrësit, si dhe kështjella e monumente fetare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?