Kultura

Restaurohen dhe ekspozohen në Muzeun 'Onufri' 2 ikona të rralla të Konstandin Zografit! Drejtori i DRTK në Berat: Me vlera historike të rëndësishme

15 Tetor 2021, 22:33| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 22:48

  • Share

"Shënepremtja me 4 shenjtorë' dhe "Shën Johan Pagëzori", dy ikona të rralla të Kostandin që i përkasin shek XVIII janë restauruar nga specialistë shqiptarë të monumenteve. Pas daljen nga rreziku i degradimit ato janë gati për tu ekspozuar në Muzeun Ikonografik "Onufri".                                                                           

"Këto të dy ikona të shekullit të 18-të janë tepër të rëndësishme për sa i përket vlerave historike. Drejt përfundimit është dhe sheshi në qendrën mesjetare si dhe ura e Vokopolës", tha Eugen Kallfani drejtori i DRTK në Berat.

Po kështu drejt përfundimit të restaurimit dhe konsolidimit të plotë është dhe Afresku i Kishës së Shën Triadhës" në lagjen "Kala". Fundi i këtij viti do të përkojë edhe me përmbylljen e procesit të restaurimit në kompleksin e Qendrës Mesjetare, që është sheshi midis Xhamisë Mbret dhe Teqesë së Helvetijëve dhe investimi po kryhet nga qeveria turke,  që ka ndërhyrë në Berat për të gjitha objektet e kultit musliman.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?