Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Mësonjëtorja”, prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pjesë nga filmi ku shkruan se i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.
‘Mirëmëngjes dhe me "Mësonjëtoren", filmin që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit, ju uroj një ditë të bukur.
Dafina, e interpretuar nga Roza Anagnosti, një grua e re e shkolluar kthehet në qytetin e saj, për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut. Për të ndaluar përpjekjet e Dafines, për ngritjen e shkollës, klerikët përpiqen të eliminojnë njerëzit që i vinin në ndihmë mësueses së re. Ata çkishërojnë dhe tentojnë të helmojnë xhaxhanë e saj, Stefan Bardhin si dhe i vënë flakën shkollës.
Filmi është një realizim-homazh për Rilindjen Kombëtare dhe përpjekjet e rilindasve për përhapjen e gjuhës shqipe.
Zot ça i kane bo ketij veni keta palo greker...bastarde !
PërgjigjuTurku 500 vjet e shkaterroj kte vend ti thua Greqia.Ik mor rrot ...k.
Mallkuar qoftë gjuha shqipe. Zoti merr vesh vetëm greqisht dhe arabisht.