Kultura

Restaurohet filmi “Vitet e pritjes”, premiera në Festivalin e Filmit “GoEast” në Gjermani (VIDEO)

21 Prill 2021, 16:05| Përditesimi: 21 Prill 2021, 21:13

  • Share

Filmi “Vitet e pritjes” me regji të Esat Musliut, versioni i restauruar pati mbrëmjen e djeshme premierën botërore në festivalin “GoEast- Festival of Central and Eastern European Film”, që mbahet në Wiesbaden, Gjermani nga 20- 26 prill.

 “Vitet e pritjes” me skenar të Teodor Laccos dhe muzikë të Limos Dizdarit ka në qendër drama e emigracionit në Shqipëri. Artistët që luajnë janë Xhevdet Feri, Marjeta Ljarja, Raimonda Bulku, Rozeta Feri, Stavri Shurti, Sheri Mita, Margarita Xhepa, Birçe Hasko, Vasjan Lame, Artur Gorishti, Merita Gjyriqi, Donald Kokona, Ariola Rrenja dhe Drita Haxhiraj.

Restaurimi i filmit është realizuar nga Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Fabula Films, AV Preservation by reto.ch dhe Kastle Films.

Në Festivalin e IX të Filmit Artistik në vitin 1991 filmi është vlerësuar për regjinë dhe skenarin "Çmimin e III" dhe "Çmimin e II". Ndërsa, aktoret Raimonda Bulku dhe Marjeta Ljarja u nderuan me "Çmimin e I" dhe të "Tretë". 

Foto nga filmii restauruar 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?