Restaurohet shtatorja e Shën Mëhillit, vepër e Idromenos

26 Qershor 2023, 20:27| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 21:41

  • Share

Shtatorja e Shën Mëhillit, ndër të paktat vepra që mundi t'i shpëtonte rrezikut të zhdukjes gjatë regjimit monist u rikthye edhe njëherë në vendin e saj në katedralen "Shën Shtjefni" të Shkodrës.

Shtatorja e punuar nga mjeshtri Kol Idromeno është restauruar së fundmi në Itali nga studio restauruese “Arekon”.

Bekimi i saj u bë gjatë meshës së shenjtë, celebruar nga Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.

Pas meshës së shenjtë, në sallën "Kardinal Mikel Koliçi" u zhvillua takimi shkencor "Idromeno dhe Kisha e Madhe" me studiues dhe ekspertë të arteve pamore. Imzot Massafra u shpreh se vepra e Idromenos e pasuron kulturën shqiptare dhe katedralen në veçanti. Ndërsa studiuesja Eleni Laperi u ndal në lidhjet e hershme të Idromenos me veprat kanonike.

“Lidhja e Kol Idromenos që i merr tematikat nga bibla është e përmbledhur në fundin e 1800-ës. Ka pasur mbështetje nga kisha katoloke dhe i ka dhënë mundësinë të studiojë dhe të punojë tematikat në pikturë e skulpturë”.- tha Eleni Laperi.

Diktatura ndaloi besimin dhe mbylli kishat, shtatorja asokohe u la në muzeun ateisit të Shkodrës deri në rënien e regjimit, kur u vepra e Idromenos u kthye sërish në fondin e kishës katolike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?