Restaurohet shtëpia e Sali Shijakut, ministrja: Ish -godina e Radio Tiranës monument kulture, gati projekti i restaurimit (VIDEO)

18 Janar 2021, 16:27| Përditesimi: 18 Janar 2021, 17:03

  • Share

Restaurimet në banesën dykatëshe të piktorit të njohur Sali Shijaku, monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1973, janë drejt përfundimit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi restaurimet në banesën me planimetri katërkëndëshe të ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit XIX.

“Pas tërmetit të parë (shtator 2019) pati disa dëme, prandaj restaurimi duhet të mbështetej dhe nga ne. Ka qenë i vështirë për shkak të situatës së pandemisë, por kemi pas bashkëpunimin total në kabinet qeveritar për disa projekte restaurimi, që i kemi iniciuar që nga muaj gusht”, thotë Margariti. 

“ Shuma e investimi nuk ka rëndësi, se ne kemi punuar bashkërisht. Gjysma e fondit është paguar nga ne familjarët dhe gjysma nga shteti. Ka qenë vet ministrja në mbikëqyrje të punimeve, edhe ne kemi punuar pavarësisht pandemisë”, thotë Orges Shijaku, i biri i piktorit Sali Shijaku.

1610982231_salishijaku.jpg

Vila e Sali Shijakut, ish-godina e Radio Tiranës, shtëpia e Maks Velos dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti

Ngërçi në restaurimin e vilave-monument kulture, sipas ministres, është tek mosdakortësia mes privatit dhe shtetit. Megjithatë, sa u përket diskutimeve për shembjen e ish- godinës së Radio Tiranës, Margariti premton se sa të jetë ministre Kulture kësaj godine nuk do t’i hiqet statusi Monument Kulture

 “Shpesh dialogu midis privatëve dhe shtetit nuk gjendet. Janë pasuri të përbashkëta. Shpeshherë s’kemi investuar se ka probleme të pronësisë. Vet pronarët mund të mos bien dakord për mënyrën se si ne bëjmë restaurimin e godinës. Rastet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ka një projekt restaurimi për ish- godinën e Radio Tiranës. Deri tani nuk ka dalë nga lista e Monumenteve të Kulturës nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Sa të jem unë ministre e Kulturës nuk do të dalë. Kur të biem dakord me pronarët, do të restaurohet. Projekti është gati”, thotë Margariti.

Për kthimin e shtëpisë së Maks Velos në Muze, Margariti tregon se trashëgimtarët e tij nuk e kanë pranuar propozimin e tyre.

“Për kthimin e shtëpisë së Maks Velos në Muze nuk kanë rënë dakord trashëgimtarët, konkretisht nipi i tij. Nuk ka asnjë lloj interesi nga shteti apo zbatim të pronës, por ajo që ne i japim është një status dhe prona mbet përherë e pronarit, por ne duhet të ndryshojmë mendësinë tonë, se si ne qasemi në këtë drejtim. Jo vetëm inventarizimi i shtëpisë së Maks Velos, por kudo që ka pasuri kulturore, ne kemi nis inventarizimin. Është një ambicie e madhe, që lidhet me projektin e revolucionit digjital”, shpjegon Margariti.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meni: 19/01/2021 08:43

    Ju lumt, bravo qeveria. Dërgojani me shkres vendimin e qeveris për restaurimin e radio Tiranës z.Vasili.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?