Noma, një nga restorantet më të njohur në botë, do të mbyllë dyert për darkat spektakolare për të cilat njihet, kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm.
Që nga hapja e tij dy dekada më parë, restoranti i Kopenhagës, i njohur për kuzhinën nordike kryesoi listën e 50 restoranteve më të mira në botë, plot pesë herë e më së fundi në vitin 2021.
Por pas vitesh shërbimi të pjatave të bazuara në përbërës të foragjeruar, nga kremi i trurit të bërë me polen bletësh te një akullore me ftua dhe oriz të fermentuar me karamel, sipërmarrja e shefit të kuzhinës René Redzepi me tre yje të Michelin do të mbyllet në fund të vitit 2024. Vitin e ardhshëm do të rilindë si një "laborator gjigant", i quajtur Noma 3.0.
"Do të jetë një kuzhinë testuese pioniere e dedikuar punës së inovacionit të ushqimit dhe zhvillimit të shijeve të reja, e cila do të ndajë frytet e përpjekjeve tona më gjerësisht se kurrë më parë. Qëllimi ynë është të krijojmë një organizatë të qëndrueshme të përkushtuar ndaj punës novator në ushqim, por edhe të ripërcaktojmë themelet për një ekip restoranti, një vend ku mund të mësosh, të rrezikosh dhe të rritesh", tha restoranti në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
Noma 3.0 ka qenë në fazën e planifikimit për dy vitet e fundit, një periudhë gjatë së cilës shumë në industri janë goditur rëndë.
“Nëse pandemia na ka mësuar diçka, është se sa të brishta mund të jenë ëndrrat tona, sa tepër rraskapitës dhe e vështirë mund të jetë kjo industri”, tha Redzepi pas marrjes së çmimit Restoranti më i mirë në botë në 2021.
Duke lënë të kuptohet për ndryshimin e drejtimit të Nomës në atë kohë, ai tha se ekipi kishte "kaluar një vit e gjysmë të fundit duke ëndërruar për diçka. Ne do të shkojmë ta ndërtojmë atë tani."