Për qeverinë nuk ka pushim. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 ministrat e kabinetit qeveritar për një analizë pune në periferi të Tiranës. Takimi është i mbyllur për mediat, ndërsa ministrat pritet t’i raportojnë kryeministrit bilancin dhe problematikat e sektorit të tyre.
Takimi me kabinetin qeveritar vjen pas disa takimeve me deputetë të qarkut, aktualë dhe ato të zgjedhur më 11 maj, si edhe me kryebashkiakët e vendit.
Kryeministri u ka kërkuar deputetëve që të jenë prezentë në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve, ndërsa kryebashkiakëve një ‘rifreskim’ të institucioneve që ata drejtojnë. Kjo pasoi me një valë dorëheqjesh nëpër bashki dhe njësitë administrative.
Lajm ne përditësim...
Komente
