‘Retro’ kthen në kohë Kukësin, njihuni me vajzën e apasionuar pas makinave të vjetra: Kam një Benz të 1968-ës, pasioni nisi që e vogël

29 Maj 2023, 17:29| Përditesimi: 29 Maj 2023, 19:32

  • Share

Irda Bajraktari është një vajzë e re nga Kukësi që krahas angazhimit në media, ndjek pasionin e saj për makinat Retro. Se fundmi ka marrë një “Mercedes Benz”, prodhim i vitit 1968.

“Makina është e vitit ’68, ka dy vite në restaurim dhe tani është gati për të ecur në qytet. Ne si familje kemi merak për familjet e vjetra”, tha Irda Bajraktari

Pasioni i saj për automjetet Retro ka lindur që në fëmijëri, trashëguar edhe nga babai.

“ Ky pasion na nisur kur unë kam qenë e vogël sepse babi ka pasur Mercedes Benz blu 240 dhe aty më ka ardhur shkëndija e parë”, tha më tej e reja.

“Mercedes Benz” ishte mes dhjetëra mjeteve të tjera në një aktivitet ekspozues automjetesh në qendër të qytetit të  Kukësit. Pronarët e automjeteve theksuan se vlera e tyre qëndron tek kujtesa e nostalgjia.

“Unë kam 3 makina nga viti 1930 e deri 1980. Janë me targa retro”, tha një i ri.

Në këtë paradë u prezantuan automjete të mbledhura dhe të restauruara nga koleksionistë kuksianë por edhe automjete të tjera të reja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?