Kultura

'Retro n’Myzeqe', Lushnja e Divjaka në ritmin e ‘klasikeve’! Nga Italia në Shqipëri me Vespa, me pasion për të vjetrën

28 Qershor, 13:11| Përditesimi: 28 Qershor, 23:21

  • Share

Lushnja ishte ndalesa e një ekspozite unike që solli për publikun automjete të epokës, të njohura si “Retro”. Aktiviteti, i organizuar nga “Retro Albania” me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Fier, u zhvillua në sheshin qendror të qytetit dhe u prit me interes të veçantë nga qytetarë dhe koleksionistë. Me dhjetëra makina dhe motorë të vjetër, kryesisht modele klasike të ruajtura në gjendje perfekte, krijuan atmosferë nostalgjie për të kaluarën automobilistike. Nuk munguan as legjendat e dy rrotave, Vespa, të sjella nga koleksionistë shqiptarë dhe italianë.

Veçanërisht interesante ishte pjesëmarrja e shoqatës italiane “Vespaamici”, e cila erdhi në Shqipëri me një grup të konsiderueshëm anëtarësh. Për ta, kjo nuk ishte vetëm një ekspozitë, por edhe një mundësi për të eksploruar bukuritë e vendit tonë.

“Është një përvojë shumë e bukur. Herën e parë që vijmë me Vespa këtu në Shqipëri, kemi zbritur. Do të vazhdojmë në Durrës dhe do të shkojmë drejt Vlorës, pastaj Durrës, Sarandë dhe Korfuz. Po, të gjithë janë të çmendur pas Vespave. Është një magji italiane që nuk zhgënjen kurrë, kudo që kalojmë. Na presin me krahë hapur, prandaj gjithmonë është një emocion të udhëtosh me Vespa.”

“Është një kënaqësi të jemi këtu në Shqipëri. Kemi qenë edhe herë të tjera, por jo me Vespë. Është shumë bukur sepse njerëzit na presin me krahë hapur. Vërtet një vend i mrekullueshëm. Falënderojmë gjithë Shqipërinë dhe vazhdojmë udhëtimin tonë.”

Pas ndalesës në Lushnjë, ekspozita u zhvendos në Divjakë, risi për këtë qytet, që për herë të parë mirëpret një aktivitet të tillë.

Ekspozita u ndoq me interes nga nostalgjikë të së kaluarës, por edhe nga të rinj të pasionuar pas mjeteve klasike.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?