Kronikë

Reuters: Shqipëria lejoi FRONTEX-in, pasi do hapjen e negociatave

21 Maj 2019, 21:36| Përditesimi: 21 Maj 2019, 21:53

  • Share

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, FRONTEX, u vendos për herë të parë jashtë BE, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.

Të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptar, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.

“Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere", tha për Reuters drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.

"Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE.

Dimitris Avraopoulos, Komisioner i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor është e qëndrueshme, me nivel të ulët të ardhurish", shkruhet ne artikullin e Reuters.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?