Receta

Revani e pjekur me niseshte nga zonja Albana

9 Prill, 11:32| Përditesimi: 9 Prill, 11:33

  • Share

Revani e pjekur me niseshte

Përbërësit:

  • 3 gota niseshte
  • 6 gota ujë
  • 1 gotë sheqer
  • 150 ml vaj ulliri
  • 1 gotë lajthi
  • Kanellë

Përgatitja:

Në zjarr mesatar vendosim një tenxhere, hedhim sheqerin me pak ujë sa të laget dhe e lëmë të karamelizohet, por jo shumë që mos na digjet. Në momentin që sheqeri merr ngjyrën e duhur, shtojmë një pjesë të ujit ku kemi tretur niseshtenë. Shtojmë lajthitë e grira, gjysmën e vajit dhe pak kanellë. E përziejmë shpejt e shpejt pa u ndalur derisa masa të trashet e të shkëputet nga tenxherja. Ulim zjarrin, hedhim pjesën e mbetur të vajit dhe e përziejmë përsëri derisa brumi ta thithë të gjithë vajin. E shtrojmë në tavë, nivelojmë sipërfaqen dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 250 gradë për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?