Revani klumështore e Çamërisë nga zonja Albana

22 Maj, 12:24| Përditesimi: 22 Maj, 12:26

  • Share

Revani klumështore

Përbërësit:

  • ½ kg miell
  • 1 gotë sheqer
  • 1 litër qumësht
  • 8 të verdha vezësh të freskëta
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 lugë sodë
  • 1 majë luge kripë
  • Pak gjalpë të tretur

Për shërbetin:

  • 2 kg sheqer
  • 1.5 litër ujë
  • 2 lgj lëng limoni
  • Fara karafili

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim qumështin të ziejë. Kur qumështi ka zier, shtojmë sheqerin duke e trazuar që të tretet plotësisht, pakëz kripë, më pas vajin e ullirit. Hedhim miellin, sodën pak e nga pak me kujdes që të mos na bëhet kokrra kokrra. Me dorën e majtë hedhim miellin me të djathtën e përziejmë shumë shpejt. E rrahim me lugë druri në zjarr të ulët derisa të bëhet një brumë i trashë. Kur arrin të bëhet si top dhe shkëputet nga ena e heqim nga zjarri dhe e hapim në tepsi të lyer me gjalpë. E lëmë të ftohet. Kur ftohet e mbledhim sërish. Ndërkohë në një tas rrahim 8 të verdha vezësh të freskëta. I përziejmë mirë. Masën e përftuar ja hedhim brumit që kemi përgatitur më parë. E ngjeshim përsëri derisa të mblidhet sërish si top. Lyejmë tepsinë me gjalpë. Do e mbledhim nga të katër anët me kujdes që të mos çahet. E ngjeshim mirë në tepsi. Pastaj e presim me thikë në formë bakllavaje por kujdes, thika duhet të futet deri në fund. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Në një tenxhere të thellë hedhim sheqerin dhe ujin. E trazojmë mirë. Shtojmë karafil dhe e lëmë të ziejë 10 minuta nga momenti që ka arritur pikën e vlimit. Në fund hedhim 2 lugë gjelle lëng limoni. Shërbeti duhet lënë të ftohet. Revania duhet e vakët ndërsa shërbeti i ftohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?