Receta

Revani me kos dhe arra nga zonja Albana

6 Qershor, 11:50| Përditesimi: 6 Qershor, 11:51

  • Share

Revani me kos dhe arra

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 1 filxhan kos
  • 1/2 filxhan vaj luledielli
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 2 filxhanë çaji miell
  • 1 filxhan miell misri
  • 1 filxhan arra të grira
  • 1 bustinë vanilje ose lëkurë limoni të grirë

Për shurupin:

  • 2 gota sheqer
  • 2 gota ujë
  • Lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen dhe të bëhen krem. Shtojmë kosin me sodën e shuar, vajin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin, vaniljen, arrat e grira dhe i përziejmë lehtë me spatul. Hedhim masën në një tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me miell. E pjekim në 180°C për 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër. Pasi të jetë pjekur, e lëmë10 minuta të ftohet pak dhe hedhim sipër shurupin e ftohtë. E lëmë të pushojë për 1 orë që të përthithë mirë lëngun dhe më pas e kemi gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?