Revani me kos dhe arra
Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 filxhan çaji sheqer
- 1 filxhan kos
- 1/2 filxhan vaj luledielli
- 1 lugë çaji sodë buke
- 2 filxhanë çaji miell
- 1 filxhan miell misri
- 1 filxhan arra të grira
- 1 bustinë vanilje ose lëkurë limoni të grirë
Për shurupin:
- 2 gota sheqer
- 2 gota ujë
- Lëngu i gjysmë limoni
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen dhe të bëhen krem. Shtojmë kosin me sodën e shuar, vajin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin, vaniljen, arrat e grira dhe i përziejmë lehtë me spatul. Hedhim masën në një tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me miell. E pjekim në 180°C për 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër. Pasi të jetë pjekur, e lëmë10 minuta të ftohet pak dhe hedhim sipër shurupin e ftohtë. E lëmë të pushojë për 1 orë që të përthithë mirë lëngun dhe më pas e kemi gati për servirje.
Komente
