Revani me mastikë dhe kos
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- 1/2 gotë vaj luledielli
- 3/4 gotë sheqer
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1/2 lugë çaji pluhur mastike
- 1/2 lugë çaji pluhur vanilje
- Lëkura e grirë e një limoni (opsionale)
- Bajame të plota ose në feta
Për shurupin:
- 2 gota sheqer
- 1 e ½ gota ujë
- 1 fetë limoni
- Disa pika ujë trëndafili ose mastikë e tretur
Përgatitja:
Në një tas përziejmë miellin, sodën e bukës, vaniljen dhe mastikën e shtypur. Shtojmë kosin, vajin dhe sheqerin. I përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene. E lëmë masën të pushojë 20–30 minuta që brumi të zbutet dhe të fryhet pak. Lyejmë një tavë katrore ose drejtkëndëshe me vaj. Hedhim masën në tavë dhe e rrafshojmë me lugë të lagur. Përcaktojmë me thikë vijat ku do të presim copat (pa i prerë thellë) dhe vendosim një bajame në qendër të secilës. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim sherbetin, vlojmë sheqerin, ujin bashkë me një fetë limoni për 8–10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet, më pas sherbetosim revaninë e nxehtë. E lëmë të sherbetoset mirë për të paktën 2–3 orë ose gjatë natës, që të thithë të gjithë shurupin.
Këshilla nga Albana: Mastika blihet në farmaci apo dyqane erëzash dhe shtypet mirë me pak sheqer që të mos ngjitet. Mund të përdorësh dhe pak kokos të grirë në masë për shije tropikale. Për version pa kos, mund ta zëvendësosh me kos vegjetal ose jogurt soje.
Komente
