Revani me miell misri dhe kos
Përbërësit:
- 3 fç miell misri
- 3 lgj margarinë /vaj
- 2 gota sheqer
- 1 gotë kos
- 2 kokrra vezë
- 1 majë luge kafeje sodë
Përgatitja:
Në një enë me fund sferik përziejmë margarinën me sheqerin derisa të zbardhet. Më pas shtojmë vezët dhe i rrahim së bashku. Në vijim hedhim kosin, dhe miellin e përzjerë me sodën e bukës. I përziejmë të gjitha bashkë derisa të bëhet një brumë i trashë si i petullave të cilat e vendosim në tepsi të lyer me vaj ose gjalpë të freskët dhe të pudrosur me pak miell misri. E vendosim revaninë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.