Receta

Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana

10 Janar, 12:24| Përditesimi: 10 Janar, 12:29

  • Share

Revani me miell misri me sherbet

Përbërësit:

  • 2 gota kos
  • 2 gota miell misri
  • 1 gotë sheqer
  • 1/2 e gotës qumësht
  • 1 zarf fryrës
  • 2 mastika
  • 2 pika limon
  • Lëkurë limoni

Përgatitja:

Rrahim mirë kosin, shtojmë miellin, sheqerin dhe qumështin. I përziejmë mirë dhe shtrojmë brumin në tavë. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin. Shtojmë sheqerin tek uji dhe mastikat e bluara. Kur të arrijë vlimin shtojmë pikat e limonit. Pasi revania të jetë pjekur e spërkasim me sherbetin e vakët dhe e lëmë derisa të përthithet mirë sherbeti dhe më pas e servirim.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?