Revani me miell misri
Përbërësit:
- 1 gotë sheqer
- 3 lgj gjalpë
- 2 vezë
- 2 filxhanë kafeje kos
- 1 lugë kafeje sodë
- Pak vanilje
- Miell misri sa të bëhet brumë i shkrifët
- Finjë / Ujë
Përgatitja:
Revaninë e përgatisim me majën e miellit të situr dhe në vend të ujit hedhim finjë (ujë i zier me hi). Në një enë me fund sferik përziejmë gjalpin me sheqer të imët ose sheqer pluhur. Pasi të shkrijë sheqeri shtojmë vezët, kosin dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin e misrit të situr, përzier me sodë. E trazojmë lehtë, e shtrojmë masën në tavë dhe e vendosim revaninë të piqet në furrë të nxehtë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.