Revani me niseshte pa pjekje
Përbërësit:
- 200 gr niseshte
- 500 gr sheqer
- 1 litër ujë
- Lëkura e 1 limoni
- Kanellë pluhur
Përgatitja:
Në një enë shtojmë ujin, sheqerin, niseshten dhe lëkurën e 1 limoni. Në zjarr vendosim një tenxhere dhe e lemë për pak minuta të ngrohet, shtojmë më pas masën e trazuar në enë dhe e punojmë mirë derisa të mpikset dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. E vendosim në një formë dhe e lemë të ftohet në frigorifer. Më pas e servirim pudrosur me kanellë.
Komento