Revani me sherbet portokalli
Përbërësit:
- 1 gotë miell misri ermik
- 10 gr pluhur pjekës
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë kos
- 1 fç çaji vaj
- 4 vezë
- 1 portokall
- Për sherbetin:
- 1 gotë ujë
- 2 gota sheqer
- 1 shkop kanelle
- Lëng limoni
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe vezët të zbardhen. Shtojmë më pas kosin, vajin, lëngun dhe lëkurën e portokallit, pluhurin pjekës dhe miellin. E rrahim brumin me tel dore dhe e hedhim në një tavë të lyer me pak vaj. E vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 35 minuta.
Ndërkohë përgatisim shërbetin dhe pasi revania të piqet e sherbetosim.
Komento