‘Revanshi’/ Ish-kreu i Policisë së Lezhës u vetëdorëzua, të premten para GJKKO! Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’

12 Shtator, 18:39| Përditesimi: 12 Shtator, 18:57

  • Share

4 muaj pasi Gjykata e Posaçme caktoi “arrest në burg” në mungesë në kuadër të operacionit “Revanshi”, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili në bisedat në sky ecc del se u linte rrugë të lirë kultivuesve të kanabisit të mbushnin parcelat, u vetëdorëzua vullnetarisht në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Në shoqërinë e avokatit Ardian Leka, Mitri iu drejtua policisë për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë për tu përballur më në fund me akuzat. Të premten pritet të dalë në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë, aty ku edhe do të japë për herë të parë llogari.

Si drejtues i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri ishte i pari që merrte informacion nga Guardia di Finanza të kontrolleve nga ajri, me koordinata të përcaktuara saktë, urdhra të cilët firmoseshin pikërisht nga ai. Por para sa të bënte detyrën si funksionar i lartë i policisë së shtetit, ai komunikonte me vartësin e tij, shefin e Antidrogës, Klodian Shahini, të cilin e pyeste ku janë parcelat e mbjella me kanabis nga bashkëpunëtorët dhe nëse përkonin me koordinatat ku do të fluturonte GdF, njoftoheshin trafikantët, të cilët merrnin masat.

Në këtë skemë, Mitri dhe Shahini ishin së bashku, ndërsa bashkëpunëtor i tyre i ngushtë ishte Elson Reçi, i fisit të Reçëve të Rrëshenit apo edhe për parcela të tjerë në zonën e Mirditës. Por, me gjithë përpjekjet për të mos lejuar kontrollet anti-kanabis, Mitri dhe Shahini nuk ia dalin do të mbrojnë parcelat dhe njerëzit e tyre.

Mitri po ashtu mbylli sytë për një kazino të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar më parë në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, të cilën e kishte në Lezhë dhe që e mbante jashtë rregullave të ligjit. Por, kur oficeri i krimit ekonomik, Gentian Ndoji, i futet në kazino, arreston menaxherin dhe sekuestron kompjuterët, për Henerigert Mitrin, që kishte dalë garant mbi ecurinë e biznesit, dalin probleme.

Operacioni ‘Revanshi’ falë hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit u firmosën 50 urdhër-arreste për bosë të krimit brenda dhe jashtë vendit ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u zbardhën disa ngjarje të rëndë të viteve të fundit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?