Operacioni i SPAK, 'Revanshi'

Operacioni ‘Revanshi’ i SPAK, arrestohet në Itali Ilia Ndoka! Pjesë e grupit të Arben Ndokës që do të vrisnin Durim Bamin

22 Maj, 13:54| Përditesimi: 22 Maj, 17:13

  • Share

TIRANE- Operacioni “Revansh’ i SPAK vazhdon. Më i fundit nga 50 urdhër arrestet, është kapur në Itali, Ilir Ndoka, pjesë e grupit të ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Ndoka kishte rol për të ndihmuar me para dhe me informacion të afërmin Arben Ndokën, i cili ishte venë në kërkim të vrasësve të vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Për këtë ai bëri pakt edhe me grupe te tjera, Avdylajt në Shijak, Ervis Martinaj, Shullazini, e shumë persona të tjerë.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boli: 22/05/2024 23:12

    Sokol kam bindjen se atentati i Aleksander Ndokes lidhet me teper me ceshtje pronash se me Durim Bamin, ndersa per atentatin e Preng Gjinit eshte kurioze deshmia e Fatjon Dautit ne 2020 qe lexova ne kroniken e gazetes tuaj dhe kam pershtypjen se ka genjyer dhe ka dijeni per venjen e tritolit ne makinen e tij qe me pas ia ka dhene Prenges te cilin e ka thirrur ai per kafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?