Linda Rama, në faqen e revistës franceze 'Soon'

Revista franceze ‘Soon’, intervistë me bashkëshorten e kryeministrit: Linda Rama ka fuqinë të bindë!

28 Shtator, 08:49| Përditesimi: 28 Shtator, 08:54

  • Share

Revista franceze “Soon” i ka kushtuar faqet e saj një interviste me Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama.

“Ajo ka këtë aftësi thelbësore për të kaluar mendimet nga një mendje në tjetrën. E pasionuar dhe e mirëformuar, Linda Rama është gjithmonë e motivuar nga ndjeshmëria ndaj grupeve më vulnerabël: grave, fëmijëve, kategorive më të brishta sociale, personave me aftësi të kufizuara, minoriteteve”, shkruan revista ndër të tjera.

Është gazetari Mário de Castro, i cili gjatë një vizite në vendin tonë, është ndalur edhe në një takim me çiftin kryeministror.

Artikulli thekson se fjalët e Lindës janë “të freskëta dhe unike”, ndërsa ftojnë për të vizituar Shqipërinë, një atraksion turistik i preferuar edhe për këtë vit, me numër rekord vizitorësh, sipas shifrave zyrtare.

Artikulli i plotë

Mário de Castro x Revista SOON

I dërguar i veçantë në Tiranë (Shqipëri)

Ajo ka një  aftësi thelbësore për të ndikuar mendimet nga një mendje në tjetrën.

E pasionuar dhe e mirëarsimuar, Linda Rama është gjithmonë e motivuar nga ndjeshmëria ndaj grupeve më  vulnerabël: grave, fëmijëve, kategorive më të brishta sociale, personave me aftësi të kufizuara, minoriteteve…

Fjalët e Lindës janë të freskëta dhe unike, dhe kur ajo ju drejtohet, është si një ftesë për të ardhur dhe për të zbuluar Shqipërinë.

Kush është Linda Rama, gruaja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama?

Linda është një ekonomiste, e diplomuar në vitin 1987 në Universitetin e Tiranës. Ajo ka një Master në Ekonomi nga Universiteti i Neë  Yorkut dhe Universiteti Qendror Evropian (1993) dhe një Doktoratë në Shkencat Ekonomike (1996). Ka shërbyer si lektore në Financat Ndërkombëtare dhe Financat Publike në Universitetin e Tiranës, si dhe në Politikat Publike dhe Menaxhimin e Riskut Publik në Universitetin Evropian të Tiranës.

Nga viti 1993 deri në vitin 1999, Linda ishte Kryetare e Privatizimit të Kompanive të Mëdha dhe Strategjike dhe Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, duke kontribuar ndjeshëm në reformën e privatizimit masiv dhe duke zhvilluar teknikat e privatizimit për kompanitë e mëdha dhe strategjike, përfshirë rindërtimin financiar dhe menaxhimin e riskut, si dhe themelimin e Regjistrit të Aksioneve dhe Tregut të Aksioneve të Tiranës.

Linda është bashkëthemeluese dhe një nga think tank-et e para në Shqipëri, të  Qendrë s për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC), dhe ka kontribuar për një kohë të gjatë në aktivitetet e saj. Ajo është autore, bashkë autore dhe eksperte në shumë studime, kërkime dhe dokumente politike në fushat e Qeverisjes, Zhvillimit Njerëzor, Tregut të Punës, Edukimit, Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit të Sektorit Privat në Shqipëri dhe rajonin përreth.

Linda Rama është gjithashtu një nga bashkëthemelueset e Aleancës Shqiptare për Fëmijët dhe avokate e nismës “Sky Say Yes For Children”, me një angazhim të gjatë në aktivizmin për çështjet e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, veçanërisht në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe grave.

LINDA RAMA, si mund ta shpjegosh këtë valë solidarizimi dhe interesi për Shqipërinë që po rritet jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën? A ecin së bashku shqiptarët dhe solidariteti, dorë për dore?

Në këto 35 vjet tranzicioni, ne shqiptarët kemi arritur të përballojmë dy sfida historike: të hapim dyert e botës për veten tonë dhe të sjellim botën në derën tonë.

Faza e parë filloi në korrik 1990, kur mijëra shqiptarë mbushnin oborret e ambasadave në Tiranë dhe hipnin  në anijet në Durrës për të shpëtuar nga izolimi komunist dhe varfëria. Më pas, për shumë vite, dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë çdo vit merrnin malet, detin dhe qiellin me padurim për të jetuar ëndrrën evropiane ose amerikane.

Përmes përpjekjeve të panumërta, ata arritën të fitonin të drejtën e qytetarisë në vendet që kishin zgjedhur të jetonin, duke përballuar male dhe dete paragjykimesh.  Teorikisht, në vitin 1990, me rënien e izolimit komunist, Shqipëria hapi dyert e saj për botën. Të parët që erdhën ishin institucionet ndërkombëtare dhe disa të huaj që vinin për punë. Për më shumë se një çerek shekulli, turistët e vetëm në Shqipëri ishin shqiptarët që jetonin jashtë, kur vizitonin familjet e tyre, ose shqiptarët nga rajoni.

Mbaj mend një bisedë mes kolegësh rreth vitit 2008, të shqetësuar që bota pothuajse nuk na njihte, dhe se çdo herë që përmendeshim në mediat ndërkombëtare, kjo ndodhte zakonisht për shkak të disa shkeljeve përtej kufirit. Po kërkonim mënyra për ta ndryshuar këtë imazh. Diskutuam gjate derisa një nga kolegët e mi tha: “Mos u përpiq të gjesh një zgjidhje; imazhi i Shqipërisë do të ndryshojë kur Shqipëria të ndryshojë.”

Shqipëria ka ndryshuar. Sot, Shqipëria është e vizitueshme, e reklamueshme dhe e jetueshme. Rritja e simpatisë dhe interesit për Shqipërinë në Evropë dhe në botë është rezultat i asaj që Shqipëria ofron sot: natyrë, histori, kulturë, shërbime, sport, argëtim, rehati, aventurë, infrastrukturë, arkitekturë, punë dhe siguri. Në Shqipëri, je i sigurt kudo dhe nuk ke arsye të ndihesh i pasigurt. Të sjellësh botën në derën e Shqipërisë dhe të bësh të njohur këtë vend të vogël në botë, besoj se ka qenë rrugëtimi më i paimagjinueshëm, më i vështirë dhe më i dhimbshëm i tranzicionit, që shënon gjithashtu fundin e izolimit ekstrem komunist. Deri para një dekade, ne ishim në rastin më të mirë një potencial; sot, jemi një realitet turistik me shumë mundësi të tjera ende të pashfrytëzuara. Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është një produkt i prekshëm i vizionit zhvillimor të lidershipit politik dhe i punës së jashtëzakonshme të shqiptarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, gjatë këtyre tre dekadave postkomuniste.

Si një grua e lindur dhe e rritur në Shqipëri, ju keni bërë një kalim të suksesshëm pas-komunist. Cila është vizioni juaj për të ardhmen e grave në Shqipëri?

Unë u rrita me një gjyshe që punonte me kohë të plotë në shtëpi, e cila investoi të gjithë talentin, inteligjencën dhe autoritetin e saj në familje, pa pasur kurrë mundësinë të provonte veten përtej atyre mureve. Nëna ime është gruaja tipike e realizmit socialist. Ajo punonte në punë dhe në shtëpi, pa e hequr kurrë vëmendjen dhe kujdesin për mirëqenien tonë, duke na inkurajuar të arsimohemi dhe duke na ushqyer ndjenjën e punës dhe përgjegjësisë. Jeta për gratë gjatë komunizmit ishte e vështirë dhe e mundimshme, deri në atë pikë sa çdo grua në ato dekada meritonte të quhej heroinë. Nëna ime ka bërë vetëm një punë gjatë gjithë jetës së saj, atë të zgjedhur nga shteti për të.

Sot, duke e parë atë në të tetëdhjetat e saj, si arrin të shfrytëzojë të gjitha avantazhet që teknologjia ofron për informacionin, komunikimin dhe zgjidhjet, ndiej keqardhje që nuk pati mundësinë të zbulonte veten dhe të përdorte potencialin e saj të plotë. Megjithatë, ajo pati fatin të shihte vajzat e saj më të arsimuara se ajo, që bënin punën e zgjedhur prej tyre dhe jo atë që do të kishte zgjedhur shteti ose ideologjia për to, duke përballuar një tranzicion jashtëzakonisht të vështirë në çdo kuptim.

Ndërsa për vajzën time dhe dy mbesat, spektri i të drejtave është i pakrahasueshëm, po ashtu si dhe mundësitë ku ato mund të lundrojnë dhe të jetojnë ëndrrat dhe pasionet e tyre. Ajo që përshkrova më sipër është zhvilluar në kontekste shumë komplekse dhe të vështira, me përpjekje gjigante për të arritur në botën e qytetëruar, duke luftuar çdo ditë me të kaluarën e komplikuar otomano-komuniste.

Sot, ende ka vajza dhe gra që përballen me pasojat e kësaj të kaluare, por gjithashtu ekziston një ushtri e madhe vajzash dhe grash të angazhuara në arsim, shëndetësi, shërbime sociale, drejtësi, art e kulturë, deri në nivelet më të larta të administratës publike, qeverisjes dhe politikbërjes.

Një përparim kaq i qartë dhe një forcë kaq e madhe e kësaj ushtrie më bën të besoj se të gjitha vajzat dhe gratë e së ardhmes do të kenë kaluar pragun e nënshtrimit dhe do të jenë të afta të krijojnë jetën që zgjedhin, dhe jo atë që është zgjedhur për to. Ndërkohë, asnjë vizion për të ardhmen e grave nuk mund të ndahet nga vizioni për të ardhmen e djemve. Ka ardhur koha të flasim njësoj për të ardhmen e vajzave dhe djemve. /Marrë nga revista "Soon"/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albert: 28/09/2024 11:22

    Oj Mara qe ha fara ne itali si emigrante dhe paske kohe te besh komente njerezit qe thjesht bejne levdata. Gjithsesi ske te drejte te ofendosh njwrezit edhe sikur ta kesh linden moter por thjesht tregon qe edhe pse ke ikur paske mbetur njesoj nga edukata. Dihet qe zonjat e para ne pushtet ndikojne per mire ne drejtimin psikologjik dhe marrjen e vendimeve por duhet nje fryme me pozitive sesa thjesht servilizrm si ky i yti.

    Përgjigju
  • Lumrama: 28/09/2024 09:42

    Uau, e paska Linden miss.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 28/09/2024 10:20

      Po e ka ke inat qe flasin gazetat per te o injorant apo injorante .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?