Bukuritë e Valbonës janë pa diskutim mahnitëse, bukuri që i kanë 'tërhequr' vëmendjen edhe revistës prestigjioze amerikane 'Forbes' që e kanë renditur mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar. Sipas 'Forbes', Lugina e Valbonës nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor.
"Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t'u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull që të gjithë e quajnë parkun shtëpi", shkruan 'Forbes'.
Po ashtu në listë renditet edhe Parku Kombëtar Una në Bosnje, i njohur për veçoritë e tij ujore, Parku Kombëtar Tara në Beograd, Parku Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parku Kombëtar i Liqenit të Kerkinit në Greqi.