Elon Musk

Revista Time ka shpallur CEO-n e Tesla dhe SpaceX Elon Musk si personin e vitit

13 Dhjetor 2021, 21:09| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 21:11

  • Share

“Personi i Vitit është një shënues i ndikimit dhe pak individë kanë pasur më shumë ndikim se Musk në jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës”, shkroi kryeredaktori i Time Edward Felsenthal.

“Në vitin 2021, Musk u shfaq jo vetëm si personi më i pasur në botë, por edhe si ndoshta shembulli më i pasur i një ndryshimi masiv në shoqërinë tonë”.

Ishte me të vërtetë një vit 'flamur' për Musk, i cili tërhoqi vëmendjen për t'u bërë personi më i pasur në botë pjesërisht për shkak të rritjes së çmimit të aksioneve të Tesla (TSLA).

Me SpaceX, Musk nisi misionin e parë ndonjëherë në orbitën e Tokës me një ekuipazh prej vetëm turistësh dhe pa astronautë profesionistë.

Kjo traditë e Revistës  Time filloi në vitin 1927, kur u dha i pari "Njeriu i Vitit" dhe që atëherë ka ndryshuar për të njohur jo vetëm një individ, por edhe për të marrë në konsideratë ndikimin e një grupi, lëvizjeje ose ideje që ka ndikimin më të madh brenda një vitit kalendarik.

Në vitin 2020, Joe Biden dhe Kamala Harris u zgjodhën së bashku si Personi i Vitit. Zgjedhja vjetore nuk konsiderohet domosdoshmërish një nder, pasi përzgjedhja mund të ketë pasur ndikim negativ. Për shembull, Adolf Hitler u emërua Njeriu i Vitit në 1938.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?