Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat edhe gjatë ditës së sotme për pazar Rama -Berisha, një ditë pasi PS-PD miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një konferencë për media, Basha tha se Rama dhe Berisha u bënë bashkë që kur ai filloj që të mbrojë PD nga halli personal i Berishës.
“Rama dhe Berisha e hodhën hapin e tyre u rreshtuan dorë për dore në një front kundër ndryshimin. Ata duan ta mbajnë kështu Shqipërinë me rini të dëbuar, me padrejtësi dhe me korrupsion. Ne duhet të orfrojmë alternativë përballë kësaj dyshe dhe të bëjmë detyrën tonë qytetare, që të mos lejojmë që këta dy persona të mbajnë vendin në gjendje të mjerueshme. Nga sot e keni ju në dorë. Me vetëdijen se Rama dhe Berisha janë bashkë, ju mund ti ndëshkoni me vote. Ata nuk u bënë bashkë këtë javë, por ata u bënë bashkë kur unë fillova të mbroja PD nga halli personal i Berishës", tha ai.
Basha njoftoi edhe se ekspertët po përgatisin një draft për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
“Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Basha tha se vota kundër hapjes së listave të hapura, sipas tij, tregoi që jemi mire me këtë qeveri të korruptuar, që vjedh fondet e BE dhe zgjedhjet.
'Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, sepse tashmë panë sesi u shkrinë në një parti të vetme, vetëm për të mbrojtur interesat e tyre dhe të karrigeve të tyre, duke u tallur me qytetarët që kërkonin një Reformë Zgjedhore të vërtetë. Një revoltë e përligjur, sepse ndonëse vija ndarëse ishte për listat e hapura, vota e kamikazëvë të kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të shpallur non grata për korrupsion, ishte një votë që ju tha shqiptarëve që përpara hallit tuaja, jemi këtu për të zgjidhur hallin e karriges tonë.
Nuk ishte një votë thjeshtë kundër hapjes së listave, por një votë për të thënë që jemi mirë kështu. Jemi mirë me një qeveri të korruptuar që vjedh zgjedhjet. Një pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng, dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë", tha ai.