Bota

Revoltë dhe përplasje kundër reformës në drejtësi, çfarë ka ndodhur deri më tani në Izrael

27 Mars 2023, 11:55| Përditesimi: 27 Mars 2023, 11:56

  • Share

1679911011_010000000a000242fe3f08db2ea47669w1597nst.jpg

Situata në Izrael vijon e tensionuar. Protesta intensive ka pasur gjatë natës kundër reformave të planifikuara në sistemin gjyqësor. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vonuar një deklaratë publike të planifikuar - disa media izraelite sugjerojnë se ai mund të përballet me një revoltë nga partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij nëse ndalon planet Një grevë e përgjithshme e menjëhershme është kërkuar nga kreu i grupit më të madh sindikal të Izraelit, me pezullimin e nisjeve nga aeroporti kryesor i Tel Avivit.

Makina uji janë përdorur nga policia kundër protestuesve gjatë natës, pasi dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në protestë për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant. Gallant është shprehur kundër planeve për të riparuar sistemin e drejtësisë, i cili do të bënte që qeveria të marrë kontrollin e plotë mbi komitetin që emëron gjyqtarët dhe lejon parlamentin

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog ka shtuar zërin e tij në thirrjet që kryeministri të ndalojë reformat Por partneri i koalicionit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir tha se qeveria nuk duhet "t'i dorëzohet anarkisë". Shtëpia e Bardhë në SHBA ka lëshuar një deklaratë duke i kërkuar Izraelit të gjejë një kompromis sa më shpejt të jetë e mundur


Lajmi kryesor:

Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë! Herzog: Ndaloni reformën në drejtësi! SHBA: Të shqetësuar


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?