Sport

Revoltë në Korçë! Presidenti s'u jep rrogat, Skënderbeu bojkoton stërvitjen

10 Dhjetor 2019, 17:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2019, 20:39

  • Share

Ekipi i futbollit të Skënderbeut ndodhet në një situatë kaotike sepse prej kohesh futbollistët nuk kanë marrë rrogat, raporton gazetarja e Report Tv në Korçë, Gladiola Hoxha. Ditën e sotme ekipi i Skënderbeut ka vendosur të mos dalë në stërvitje duke shprehur në këtë mënyrë reagimin e tyre për shkak të mospagesës.

Kjo cështje është biseduar edhe më herët nga lojtarët me trajnerin Ilir Daja. Ky i fundit është munduar ti qetësojë lojtarët, por ata kanë qenë të vendosur duke braktisur fushën në shenjë revolte. Presidenti Takaj nuk ka bërë ende reagimin e tij dhe pse behet e ditur se ky problem ka prekur jo vetëm klubin e Skënderbeut por edhe të tjerë kanë të njëjtin problem.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?