Azmer Duleviç

Sociale

Revoltohet eksperti Duleviç: Jemi popull servil dhe pa shtyllë kurrizore! Kërkojuni llogari atyre që votuat, jo mua

14 Shtator, 12:40| Përditesimi: 14 Shtator, 12:45

  • Share

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç, ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale ndaj qytetarëve, në lidhje me rastin tragjik të 43-vjeçarit në Durrës pak ditë më parë që humbi jetën pasi preku shtyllën e ndriçimit në rrugë.

Duleviç u drejtohet qytetarëve duke u thënë mos t’i kërkojnë llogari për punën e lënë përgjysmë nga personat e përgjegjës, e jo atij për këshillat që jep.

Dy ditë më parë, eksperti Duleviç foli edhe për Report Tv ku tregoi mangësitë në lidhjen e korrentit te shtyllat e ndriçimit në rrugë, duke u bërë apel njëkohësisht qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm e mos t’i prekin pasi mund të rezultojë në fatalitet.

Ai thotë që qytetarët duhet t’u kërkojnë llogari deputetëve që votuan dhe zgjodhën, e jo atij që në këto zgjedhje nuk arriti të fitone.

“Përfundimisht kam dal në përfundim që jemi popull i çuditshëm!Në vend që të më thoni faleminderit që po flas për ju edhe pse nuk më votuat edhe pse humba,vini dhe më kërkoni mua llogari pse humbasin jetën qytetarët në rrugë nga rryma elektrike?Pse nuk ja kërkoni atyre që votuat?Pse?Ku janë sot ata?Apo po presin rrogën e parë nga taksat tona?Më vjen keq ta them por jemi popull servil dhe pa shtyllë kurrizore!Prandaj po ikin profesionistët dhe njerëzit me sedër”, ka shkruar Duleviç në Facebook.

Kujtojmë se Azmer Duleviç kandidoi në listat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por nuk arriti të fitonte.

 

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?