Homazhet në Durrës, 7 prill 2024

Revoltohet Erion Braçe: Këta pinjollët e tradhtarëve i kuptoj, po çlirimtarët? Kjo heshtja kombëtare për 7 prillin, shurdhon keq

8 Prill, 13:41| Përditesimi: 8 Prill, 13:47

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe, është revoltuar me heshtjen kombëtare për 7 prillin.

“Shqipëria u pushtua në 7 prill 1939. 85 vite më parë-pushtimi i fundit i këtij vendi, ishte fashist.

U lehtesua nga tradhtia, u pergjak nga rezistenca e Mujo Ulqinakut dhe nje grushti luftëtarësh të tjerë!

Shqipëria u çlirua më luftë, e para e organizuar në ushtri çlirimtare në këtë vend.

80 vite më parë ky ishte vit jubilar.

Shume faleminderit kryetares se Bashkisë Durrës, kolegëve deputetë që kujtuan sot pushtimin fashist.  Por kjo heshtja kombëtare, shurdhon keq! E kuptoj nga ana e pinjolleve te tradhtarëve-keshtu do jete gjithnje per ta, por nuk e pranoj dot këtej, në anën e çlirimtarëve”, shkruan deputeti socialist

7 prilli Dita e Rezistencës ndaj pushtimit fashist të vendit tonë u përkujtua dje në Durrës -përmes një ceremonie homazh në Monumentin e Rezistencës

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 20/04/2024 07:52

    Merru me greket ata jane problemi tani

    Përgjigju
  • Niku: 20/04/2024 07:39

    Ky eshte shtetar i madh dhe kur te rritet do te behet president

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2024 02:02

    Z.Brace,sic thoni juve, u lehtesua nga tradhetia,u pergjak nga rezistenca,u clirua nga partizanet,por une do te thosha, u harrua nga dallkauket e sotem! Edhe une nuk e kam fjalen per femijet e tradhetareve e bashkepuntoreve te asaj kohe,e kam fjalen per dallkauket e sotem me /D/ te madhe.

    Përgjigju
  • Pasardhës iluftëtarëve të ÇLIRIMIT: 08/04/2024 14:06

    ERION NDAJ KUJT DHE PËR KË ANKOHESH?JE NË P.S.SH. APO NË NDONJË PARTI TJETËR?MENDIMI KA VLERË NË FORCËN POL. KU ADERON,N.Q.S AJO FORCË NUK I MBRON INTERESAT PËR TË CILËN U KRIJUA KËRKO HAPUR TË MOS VOTOHET. KE TË DREJTËN MË LEGJITIME TË RITHEMELOHET NJË P.S.SH. ERE QË MBRON INTERESAT E MASAVE TË GJËRA TË POP. DHE VYRTYTET E LUFT.ANT. NAC.ÇLIRIMTARE.ERION P.S.SH. SOT ËSHTË PARTI KARIKESH DHE LAKEJNJSHË POLI_EKONOMIK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?