Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua ndeshja Portugali-Zvicër dhe përfundoi me rezultatin 6-1. Kjo ka bërë që kombëtarja portugeze të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Pjesë e tifozëve të Portugalisë, ishte edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, e cila ka bërë një postim në Instagram.
Ajo u shpreh e revoltuar duke thënë se është turp që nuk e shijuan lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave, referuar CR7, i cili u bë pjesë e lojës në minutën e 75.
“Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ty dhe duke bërtitur emrin tënd”, ka shkruar Georgina.