‘Revolucion’ kundër Lituanisë, kombëtarja do fitore! Reja pritet të bëjë 4-5 ndryshime në formacion (VIDEO)

7 Shtator 2020, 12:15| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 12:20

  • Share

TIRANË- Me shumë ndryshime në formacion pritet që ta përballojë Kombëtarja  ndeshjen e sotme kundër Lituanisë. Kuqezinjtë zbresin në fushë duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania” në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve pasi të parën e fituan ndaj Bjellorusisë 2-0.

Në konferencë tekniku Edoardo Reja ka kërkuar kujdes pasi ia ka frikën kundërshtarëve dhe ka paralajmëruar revolucion në njëmbëdhjetëshen titullare. 4 ose 5 do të jenë ndryshimet krahasuar më ndeshjen e së premtes. Ata që e kanë vendin e sigurtë dhe që do të mbrojnë edhe për këtë ndeshje ngjyrat kuqezi janë Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Gjasula, Hysaj dhe Trashi.

Ndërkaq pritet ta nisin si titullarë Mihaj në mbrojtje. Qazim Laçi e Endri Çekiçi në mesfushë që do të zëvendësojnë Abrashin dhe Baren që konsumuan shumë energji në Minsk. Edhe dyshja e sulmit pritet të jetë fringo e re me Sadikun dhe Armando Brojën. Me Lituanë Kombëtarja është ndeshur katër herë ku dy duele i ka fituar dhe po kaq ka humbur.

Kapiteni Elseid Hysaj ndihet mirë në rolin e ri dhe kërkon gol. Ekipi luan vetëm për fitore për të siguruar vendin e parë në grup dhe për të marrë gëzimin e parë në impiantin e ri “ Air Albania”. Drejtësi do të vendosin arbitra nga Ukraina.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?