Kampionat në Europë po shkojnë drejt fundit, por ajo që vihet re në Seria A është se si asnjëherë më parë ka një treg të ndezur të trajnerëve. ‘Corriera dello Sport’ shkruan se nga 10 ekipet që aktualisht renditen të parat, nga Interi te Fiorentina, vetëm 3 trajnerë kanë gjasa të vazhdojnë për sezonin e ardhshëm, ndërsa 7 të tjerë mund të ndërrohen.
Më i sigurti se mund të qëndrojë për momentin është Tudor i Lazios, Inzaghi i Interit dhe Gasperini i Atalantës, edhe pse ky i fundit pati një përplasje të ashpër me drejtuesit pas humbjes me Cagliarin. Ndërkohë ndër ata të cilët janë më të kuotuar për të lëvizur janë Pioli i Milanit, Calzone i Napolit, Italiano i Fiorentinës, por mbi të tjerët Allegri i Juventusit.
Sportmediaset shkruan se gjasat janë që bardhezinjtë në fund të sezonit të përshëndeten me trajnerin aktual dhe për momentin po studiojnë dy mundësi. I pari është Antonio Conte i cili ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm do i kthehet punës dhe vetë ai pëlqehet shumë nga tifozët. Edhe Conte është i gatshëm për një rikthim, por drejtusit po shohin edhe për Thiago Mottan. Ky i fundit nuk pëlqehet vetëm nga Juventusi, pasi të interesuar janë edhe jashtë kufinjve të Italisë.
Në lojë për trajnerin e ri është edhe Napoli, që sipas mediave në Itali, ndryshe nga Juventusi që po qëndron në vend numëro, ka avancuar në negociata me Conten. Aurelio de Laurentiis i ka ofruar përveç punës si trajner edhe liri në merkato, ndërsa e ka kënaqur edhe në aspektin e pagës.