Foto ilustruese

Sport

'Revolucion' në futbollin italian, Rocchi: Nga ky sezon gjyqtarët do shpjegojnë vendimet me audio në stadiume

5 Gusht, 14:02| Përditesimi: 5 Gusht, 14:03

  • Share

ITALI - Nga sezoni i ri i futbollit italian, që nis më 23 gusht, arbitrat do shpjegojnë çdo vendim të tyre për publikun pas ndërhyrjes së VAR. Drejtuesi i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi ka shpjeguar se gjyqtari do jetë në gjendje të shpjegojë vendimin e marrë pas ndërhyrjes së VAR në stadium për tifozët, rrjedhimisht edhe në televizion.

"Karakteristika e re e sezonit të ardhshëm do të jenë njoftimet në fushë. Gjyqtari do të jetë në gjendje të shpjegojë vendimet e marra pas një ndërhyrjeje të VAR direkt në stadium dhe në TV", njoftoi Gianluca Rocchi, drejtori i gjyqtarëve për Serie A dhe B, duke e bërë metodën e re zyrtare gjatë takimit para nisjes së sezonit.

"Është një hap i madh përpara në komunikim, për të cilin jemi përkushtuar me transparencë prej vitesh. Tani shpjegimet do të jenë në kohë reale, para të gjithëve", shtoi drejtuesi i gjyqtarëve në Itali.

Pas provës në ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë të sezonit të kaluar, gjyqtarët tani do të duhet të shpjegojnë publikisht vendimet e marra pas ndërhyrjes së VAR-it. Ky është një hap i rëndësishëm, siç e shpjegoi edhe emëruesi i gjyqtarëve Rocchi, në emër të transparencës dhe komunikimit, një hap që sot duket pothuajse i detyrueshëm, por nuk ishte aspak i garantuar. Një zgjedhje e guximshme, një zgjedhje që e çon futbollin në një dimension tjetër.

"Ne do të përgatitemi plotësisht, veçanërisht në aspektin e komunikimit. Ne kemi një grup të zgjedhur dhe duam të standardizojmë gjuhën dhe përmbajtjen tonë për të qenë të qartë me publikun. Nuk ka kohë maksimale për njoftimet në fushë," shpjegoi përcaktuesi i gjyqtarëve, "sepse çdo gjyqtar ka stilin, gjuhën dhe kohën e reagimit të tij. Ne ende duhet të punojmë për të standardizuar përmbajtjen e shpjegimeve, por nuk do të vendosim kufij të ngurtë, cilësia e komunikimit do të ketë rëndësi mbi të gjitha", tha Rocchi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?