Dinamo është në hapat e para të një revolucioni në klub. Me sezonin e ri që i gjen në Superligë, Blutë emëruan në stol Luigi Si Biagio-n. Ish-trajneri i Italisë U-21 duket se ka ardhur me dorë të hekurt, duke planifikuar që të largojë 10 futbollistë para nisjes së sezonit.
Me edicionin e ri që është projektuar për të nisur në 19 gusht, Dinamo vijon përgatitjet në Itali. Në sajë të formës së treguar nga lojtarët, trajneri pritet të marrë vendimin për largimin e jo më pak se dhjetë emrave, për të afruar elementë të tjerë në ekip.
Di Biagio vendosi të anullonte miqësoret me klubet e Serie A të Veronës dhe Sassuolos, kjo për të shtuar më shumë stërvitjen e të tijve. Kujtojmë se në miqësoren me Modenën në tokën italiane, Dinamo humbi 2-0.